LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S III, telefoni zyrtar i Lojërave Olimpike

Samsung Galaxy S III, telefoni zyrtar i Lojërave Olimpike

Telefoni më i ri i Samsung në Android, Galaxy SIII është emëruar si telefoni zyrtar i Lojërave Olimpike 2012, ndërsa prodhuesi më i madh i telefonave në botë, Samsung ka arritur marrëveshje me Visa për të ofruar pagesat e bazuara në NFC, payWave.

Samsung dhe Visa do të lansojnë edhe edicionin e limituar të Samsung Galaxy S III Olympic, gjatë kohës kur mbahen lojërat olimpike, edhe pse ky model thuhet se do të jetë në dispozicion vetëm për atletët që marrin pjesë në këtë garë botërore.

Atletët e olimpiadës do të mund të përdorin funksionin payWave të mundësuar në Samsung Galaxy S III Olympic për të bërë pagesa, ndërsa Visa është duke planifikuar të ketë rreth 140 mijë pika terminali pa kontakt, anembanë Mbretërisë së Bashkuar. / Telegrafi /