LAJMI I FUNDIT:

Samsung fiton betejën ndaj Apple në Japoni

Samsung fiton betejën ndaj Apple në Japoni

Fushëbeteja këtë herë vazhdoi në gjykatën e Tokios. Samsung mund ta ketë humbur betejën me Apple në Kaliforni por po fiton beteja të vogla gjithandej.

Pas fitores në Korenë e Jugut, vendlindjen e kompanisë, gjykata në Tokio gjithashtu ka marrë vendim në favor të kompanisë. Sipas Apple, çështja kishte të bëj me patentën për konektim të pajisjeve të ndryshme në mes veti, për të cilën ata thanë se Samsung e kishte përdorur në tetë pajisje të serisë Galaxy dhe që ishte e kopjuar.

Apple priste të fitonte rreth 100 milion yen (apo 1.275 milion dollar) për dëmet e shkaktuara, por juria bëri ultimatum në favor të Samsung pasi kompania kishte argumentuar se kishte përdorur teknologji tjetër. Është një hap i vogël në debatin mes dy kompanive, por thekson faktin se të dyja këto kompani nuk do të heqin dorë nga ky debat për një kohë të gjatë.

Pas vendimit, zyrtarët e kompanisë Samsung kanë deklaruar për media: “ne e mirëpresim vendimin e jurisë, që konfirmoi pozicionin e mbajtur nga ne për një kohë të gjatë e që mohon se produktet tona shkelin pronën intelektuale të Apple. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë produkte inovative për konsumatorët tanë dhe do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt zhvillimit të industrisë telefonike. /Telegrafi/