LAJMI I FUNDIT:

Samsung del me Focus 2

Samsung del me Focus 2

Samsung Focus 2 ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani pajisja pritet të jetë në dispozicion tek operatori mobil amerikan, AT&T, për një çmim prej 49.99 dollarëve, pas një kontrate dy vjeçare të cilën duhet ta nënshkruaj secili pronar i ri i këtij telefoni.

Focus 2 vjen me ekran Super AMOLED të ndjeshëm në prekje me 4 inç, dhe rezolcion prej 800 x 400 piksel, si dhe procesorin single-core, i cili posedon kapacitet prej 1.4Ghz, si dhe sistemin operativ Windows Phone 7.5 Mango.

Modeli më i ri i Samsung, Focus 2, vjen me 8GB memorie të brendshme, si dhe kamerën me 5 mega-piksel, e cila mund të incizojë në 720p, si dhe me një kamerë tjetër VGA. / Telegrafi /