LAJMI I FUNDIT:

Samsung arrin rekordin e Guinness me Galaxy A5 dhe A3

Samsung arrin rekordin e Guinness me Galaxy A5 dhe A3

Samsung së fundmi është munduar që ta thyejë rekordin botëror të Guinness për shkrepjen e numrit më të madh të fotografive selfie brenda 24 orëve. Këtë rekord Samsung është munduar ta thyejë me telefonat e saj Galaxy A5 dhe A3, dhe ka pasur sukses në përpjekjen e saj.

Gara është mbajtur në Afrikën e Jugut, pas lansimit të serisë së re të telefonave të linjës Galaxy A.

Në fund të garës janë bërë 12,803 selfie me telefonat e linjës Samsung Galaxy A, apo rreth 3,000 më shumë sesa rekordi i kaluar.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Galaxy A5 dhe Galaxy A3 janë në dispozicion në tregje të caktuara (hollësia e telefonave është 6.7 mm dhe 6.9 mm). Telefonat e rinj të Samsung kanë kamerën e përparme me 5 MP.


Edhe Galaxy A3 dhe A5 mbështeten nga procesori quad-core Snapdragon 410, por modeli A5 ka karakteristika më të avancuara, duke përfshirë ekranin me 5-inç në 720p dhe 2 GB RAM. (Telegrafi)