LAJMI I FUNDIT:

Samiti i BE-së mbron euron prej spekulimeve

Samiti i BE-së mbron euron prej spekulimeve

Duke marrë masa radikale vendet e Euros duan të shpëtojnë nga spekulimet monedhën e përbashkët. Për këtë ato vendosën përpilimin e rregullave më të forta buxhetore dhe ngritjen e një mekanizmi mbarevropian stabilizimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha pas një takimi krize të presidentëve dhe kryeministrave që u mbajt në Bruksel se përkundër miratimit të paketës miliardshe për Greqinë e zhytur thellë në borxhe ekziston një masë e lartë e spekulimeve kundër euros.

"Mendoj se në këtë pikë në të vërtetë nuk kemi më kohë andaj duhet të veprojmë shpejt. E dyta, nuk është vetëm Greqia ajo që duhet të konsolidojë buxhetin, por ne të gjithë duhet të punojmë që pakti për stabilitetin dhe zhvillimin të zbatohet sërish shpejt. E treta, ne po ashtu duhet të përkujdesemi për sigurimin e stabilitetit të euros në përgjithësi…" tha Merkel.

Kurse kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker foli për një sulm të organizuar kundër euros. Ministrat e fiancave të 16 vendeve të Euro-Zonës do të marrin këtë të dielë vendime konkrete që do të futen në fuqi me hapjen e tregjeve, që ditën e hënë.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori