LAJMI I FUNDIT:

Salvador Dali dhe mustaqet ikonike

Salvador Dali dhe mustaqet ikonike

Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Në vitin 1955, artisti spanjoll Salvador Dalí – i cili lindi 120 vjet më parë – u ul pranë spikerit veteran Malcolm Muggeridge, në [programin] Panorama të BBC-së, ku foli për simbolin më të fuqishëm të identitetit të tij artistik – mustaqet.


Muggeridge pranoi se ai me të vërtetë duhej të pyeste surrealistin e famshëm për imazhet e çuditshme ëndërrimtare të cilat ia krijuan emrin, por pamja e mustaqeve të Dalit doli të jetë e papërmbajtshme për të.

Ajo që pasoi në një program të BBC-së që ishte i njohur për përmbledhje hulumtuese për çështjet aktuale, ishte një intervistë interesante surreale.

“Pyetja e parë që dua t’jua bëj – në fakt duhet të jetë për artin modern, por nuk mund të shmangem – ka të bëjë me një detaj të këndshëm që më shtyn të pyes: si arritët t’i bëni këto mustaqe të mrekullueshme?” – tha Muggeridgei.

“Në fillim të këtyre mustaqeve, e përdora një produkt shumë natyral”, u përgjigj Dalí. “Hurmat, e njihni këtë frut? Në çastin e fundit të drekës nuk e pastroj gishtin dhe e vendos pak te mustaqet dhe aty mbetet mirë për gjithë pasditen. Por, tani e përdor një produkt të vërtetë, shumë të mirë [që gjendet] në Sheshin Vandom [në Paris]; dyllin hungarez Pinaud [markë franceze nga viti 1810]. Është dyll tashmë shumë i njohur. Prusti [Marcel Proust, Romancieri francez], e përdorte po të njëjtin”.

“Po, por ai i kishte të prera, apo jo”, u përgjigj Muggeridge, duke e nxehur temën. “Nuk e kishte këtë ngritje të mrekullueshme si ju”.

“Ai e përdori këtë dyll, por e përdori në një mënyrë tjetër ose në një formë tjetër … dëshpëruese. Paksa depresive dhe melankolike. Përkundrazi, mustaqet e mia janë shumë gazmore, shumë të theksuara, shumë agresive”.

Unë jam gjeni
Lexo po ashtu Unë jam gjeni

Muggeridge vazhdoi duke e shtyrë artistin për më shumë detaje mbi qimet e fytyrës së tij që sfidojnë gravitetin, duke zbuluar se artisti i pastronte për çdo mbrëmje – duke lejuar që të bëhen të buta dhe të bien brenda natës; për kohën që i duhet për t’i bërë gati në mëngjes – tre minutat e shpejtë; dhe, se si mustaqet e tij shërbyen si mjet praktik për “frymëzim”.

Muggeridge nuk ishte i vetmi që u mahnit nga mustaqet jashtëzakonisht të guximshme të artistit. Si sinonimi i vetë artistit, mustaqet e ilustruara Dalít janë shndërruar në legjendë.

Dalí i kishte ngritur majat e lëmuara që nga vitet 1930, dhe fillimisht ishte një ndërlidhje relativisht modeste e bazuar në pamjen e popullarizuar në atë kohë të aktorit amerikan Adolphe Menjou. Por, me kalimin e viteve, mustaqet e artistit, “si fuqia e imagjinatës sime, vazhduan të rriteshin”, siç do të thoshte Dalí më vonë në një libër fotografik të vitit 1954.

Nga vitet 1940, i rriste dhe stilizonte mustaqet në lartësitë gjithnjë e më dramatike, me fundet e tyre lakuara që ta kujtonin një tjetër piktor të mëparshëm spanjoll, Diego Velázquez. Flokët e dallueshme në fytyrën e Dalit shërbyen si deklaratë e guximshme e qëllimit, duke mishëruar rebelimin, kreativitetin, mungesën e respektit, individualitetin dhe absurditetin.

“Janë pak artistë që më bien në mend të cilët e ndoqën famën dhe pasurinë në mënyrë kaq agresive si Salvador Dalí. Aktivisht e bëri veten markë, duke promovuar paturpësisht vetveten me çdo mjet të nevojshëm”, ka thënë historiani i artit, David Dibosa, në dokumentarin Art në BBC më 2022. “Dhe, si me çdo markë, për të qenë vërtet i suksesshëm ju duhet logoja e cila menjëherë njihet”.

Qoftë të përdredhura si tetëshe, të zbukuruara me lule ose të lidhura, mustaqet e tij u krijuan me aq kujdes sa edhe imazhi i tij publik. Lakoret e tij të ekzagjeruara, si pikturat, i përballën shikuesit me absurdin, duke i sfiduar që t’i vënë në dyshim konvencionet dhe realitetin.

Kjo shërbeu për të ngurtësuar imazhin e tij në mendjen e publikut, një shenjë dramatike vizuale për shpirtin e çuditshëm, teatral dhe të shkujdesur që përcaktoi personalitetin artistik të Dalit.

Ndonjëherë i përdorte mustaqet si penel, ose i shfaqte në piktura, duke përfshirë Autoportretin me proshutë të skuqur, duke e mjegulluar më tej kufirin midis artit dhe jetës, seriozes dhe komikes, reale dhe surreales.

Dhe, derisa markat artistike shkojnë e vijnë, kjo ka rezultuar si jashtëzakonisht e qëndrueshme. Silueta e tij surreale ka zbukuruar gjithçka, nga bizhuteritë deri te filxhanët e kafesë, madje është pikturuar në një aeroplan të Delta Air Lines në vitin 2010. Në të njëjtin vit, një sondazh i realizuar për Movember-in, për ngjarjen vjetore për rritjen e qimeve të fytyrës, e shpalli atë si mustaqokun më të famshëm të të gjitha kohërave.

Në një epilog të përshtatshëm surreal, i cili ilustron fuqinë e motivit të tij, kur trupi i Dalit u zhvarros për një test atësie në vitin 2017, pothuajse tri dekada pas vdekjes së tij më 1989, mustaqet ende ishin krejtësisht të paprekura, dukeshin si akrepat e orës që tregonin kohën 10 e 10.

“Isha i interesuar për ta parë dhe isha krejtësisht i habitur”, ka thënë në atë kohë Narcis Bardalet – përgjegjës për balsamimin e trupit të Dalit – për stacionin radiofonik të Spanjës, RAC1.  “Ishte si një mrekulli … mustaqet e tij tregonin saktësisht orën 10 e 10”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Kulture
Intervistë me ushtarin

Intervistë me ushtarin

Analiza
Fuqia e tulipanit

Fuqia e tulipanit

Kulture
ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Kalo në kategori