LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Nga: H. Jackson Brown Jr.
Përktheu: Elona Caslli

1. Dashuro me gjithë shpirt dhe me pasion. Mund të vuash, por kjo është e vetmja mënyrë për ta jetuar me të vërtetë jetën.


2. Përqafoji ndryshimet, por mos i harro kurrë vlerat e tua.

3. Kultivoje ndërgjegjen. Është çelësi i përjetësisë.

4. Bashkëjeto të paktën gjashtë muaj, para se të martohesh.

5. Beso në Zot, por mos harro kurrë ta mbyllësh makinën.

6. Beso tek dashuria me shikim të parë.

7. Jepu njerëzve më shumë se ç’presin dhe këtë gjë bëje me dashuri.

8. Thuaj gjithmonë “Shëndet” kur dëgjon dikë që teshtin.

9. Gjatë vitit, merru pak kohë me gjërat që nuk i ke bërë kurrë në jetë.

10. Gjykoji sukseset e tua nga përpjekjet që ke bërë për t’i arritur.

11. Mësoji përmendsh poezitë që të pëlqejnë.

12. Mësoji të gjitha rolet dhe më pas braktisi disa prej tyre.

13. Lexo më shumë libra dhe shiko më pak televizor.

14. Në zënkat me njerëzit e zemrës, flit për të tashmen dhe mos qaj të shkuarën.

15. Në një debat godit lehtë dhe mos përfshi askënd.

16. Mos i beso gjithçkaje që dëgjon. Përmbahu, kur diçka të lëndon dhe më pas harroje.

17. Mos i beso dikujt që nuk i mbyll sytë kur të puth.

18. Mos e gjyko kurrë dikë nga familja e tij.

19. Mos e ndërprit kurrë dikë që të lajkaton, por pyete veten se ç’qëllim ka.

20. Mos lejo që një zënkë e vogël të prishë një miqësi të madhe.

21. Mos qesh me ëndrrat e askujt.

22. Flit ngadalë, por mendo shpejt.

23. Rri vetëm herë pas here.

24. Shiko punët e tua.

25. Lutu: Lutja ka një forcë të pamatashme.

26. Shikoje në sy dikë, kur i kërkon falje.

27. Mendohu para se të thuash “Të dua”.

28. Kur dikush të bën një pyetje mos iu përgjigj kurrë me pyetjen: “Pse do ta dish?”

29. Qesh kur përgjigjesh në telefon. Ai që të merr në telefon do ta kuptojë nga zëri.

30. Kur humbet, mos harro kurrë çka mësove nga humbja.

31. Kur e kupton se ke bërë gabim, tërhiqu.

32. Mos harro se dashuritë dhe fitoret e mëdha janë të rrezikshme.

33. Mos harro se karakteri yt është fati yt.

34. Mos harro se marrëdhënia më e bukur është kur dashuria që jep, është më e madhe se dashuria që merr.

35. Mos harro se ndonjëherë është fat i madh të mos arrish atë që do.

36. Mos harro se ndonjëherë heshtja është përgjigjja e duhur.

37. Mos harro “RRP-në”- Respekt për veten. Respekt për të tjerët. Përgjegjësi për çdo veprim.

38. Lexo mes rreshtave.

39. Po pate shumë para, përdori për të ndihmuar të tjerët, për sa kohë je gjallë. Është kënaqësia më e madhe që mund të të falë pasuria.

40. Sillu mirë me Tokën.

41. Martohu me dikë që të pëlqen bisedosh. Kur të plakesh biseda do të jetë më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

42. Merre në telefon mamanë dhe nëse të ka vdekur lutu ndonjëherë për të.

43. Atmosfera e dashurisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Bëj gjithçka që të kesh harmoni dhe qetësi në familjen tënde.

44. Jetoje mirë dhe me ndershmëri jetën. Kur të plakesh dhe të mendosh për të shkuarën, do të ndihesh mirë për herë të dytë.