LAJMI I FUNDIT:

MAJMUNI I KATËRT

MAJMUNI I KATËRT

Poezi nga: Nina Cassian
Përktheu: Maksim Rakipaj

E njohin të gjithë atë qëndrimin ‘ulur’
të Tre Majmunëve: njëri Nuk Shikon,
njëri Nuk Dëgjon dhe tjetri Nuk Flet;
me hirin e cigares
që mbi kofshët e xhveshura bie,
deti para meje,
vdekja prapa,
me dhëmbë kontrolloj një rrokje përjetësi
si të qe një monedhë e rreme.

Thojtë sikur janë zvogëluar
janë bymyer gishtat.
Mezi lëvizin
nën urën e shembur të unazave të mia.

Jam Majmuni i Katërt i Dënuar të Shkruajë.