Ekspertë të ekonomisë parashikojnë që gjatë këtij viti të ketë rënie të investimeve të huaja në Kosovë. Sipas tyre, arsye e gjithë kësaj është kriza globale financiare, tërheqja e dy ofertuesve nga projekti “Kosova e Re”, si dhe mungesa e infrastrukturës ligjore dhe e korridoreve ndërkombëtare të transportit
Gjatë këtij viti, interesimi i investitorëve ndërkombëtarë në Kosovë mund të jetë minimal. Kështu parashikojnë njohës të çështjeve ekonomike, sipas të cilëve, arsye e gjithë kësaj është tërheqja e dy ofertuesve mjaft të fuqishëm nga procesi tenderues për realizmin e projektit “Kosova e Re”.
Shkak tjetër, sipas tyre, mund të jetë dhe kriza globale financiare dhe mungesa e infrastrukturës ligjore.
Shpend Ahmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, pohon se këtë fakt duhet ta kenë parasysh institucionet vendore dhe të merren më seriozisht me përmirësimin e klimës ligjore, sepse, siç thotë ai, vendet e rajonit janë më të përgatitura për të joshur investitorët e huaj.
“Patjetër se do të ketë më pak investitorë, sepse ka më pak kapital në botë. Do të thotë, për shkak të krizës globale, tanimë investitorët kanë humbur shumë dhe ai pak kapital që është, do të investohet me shumë kujdes”.
“Kur të shohësh opsionet, të cilat i ke si investitor i jashtëm të investosh në vende të ndryshme, shtrohet pyetja – pse një investitor do të vinte në Kosovë, para se të shkonte në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi; do të thotë, të gjitha këto janë opsione për një investitor të jashtëm”, thotë Ahmeti.
Eksperti i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se tërheqja e dy ofertuesve nga Kosova mund të ketë ndodhur për shkak të afektimit të tyre nga kriza globale financiare.
Sadiku thotë se nuk duhet pritur ndonjë kthesë të madhe në rritjen e numrit të investitorëve të jashtëm, meqenëse, sipas tij, institucioneve kosovare u mbetet mjaft për të punuar për ta bërë Kosovën, siç thotë ai, një vend miqësor për investime.
Muhamet Sadiku, ndërkaq, përmend edhe një numër problemesh, të cilat ndikojnë në zbehjen e imazhit të Kosovës karshi investitorëve potencialë, të cilët kanë synuar të vijnë në Kosovë.
“Ajo që kërkohet nga Kosova, është që vërtet të forcojë shtetin ligjor, që investitorët të mos kenë frikë me rastin e prurjes së vendimeve për të investuar në Kosovë”.
“Është e nevojshme të vazhdohet me forcimin e projekteve të infrastrukturës. Do të thotë, Kosova ende mbetet e izoluar nga korridoret ndërkombëtare të transportit. Dhe, ajo që bie në sy, për të cilën të gjithë jemi duke shprehur shqetësimet tona, është përmirësimi i furnizimit me energji elektrike”, thotë Sadiku. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë