LAJMI I FUNDIT:

RZB merr çmimin Banka më e mirë në EQL

RZB merr çmimin Banka më e mirë në EQL

Mbrëmë në Londër, revista e njohur financiare Euromoney në Britani ka organizuar ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve "Award for Excellence".

Në këtë ceremoni, Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) së bashku me përfaqësuesen e saj në vendet e EQL, Raiffeisen International Bank-Holding AG ka marrë çmimin si "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore“ (CEE), duke shënuar kështu vitin e pestë radhazi gjatë të cilëve Raiffeisen merr një çmim të tillë nga kjo revistë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, në të njëjtën kohë, RZB është vlerësuar si "Banka më e mirë në Austri" ndërsa gjashtë banka nga 15 bankat e rrjetit Raiffeisen International që veprojnë në EQL kana marrë çmimin si “Banka më e mirë” në Shqipëri, Bellousi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Ukrainë.

"Këto çmime janë shenja të besimit ndaj rrugës që ndjek grupi ynë dhe është po ashtu një vlerësim i arritjeve tona. Në kohën në të cilën ndodhemi tani, besimi dhe vlerësimi i punës ka një rëndësi shumë më të madhe sesa në vitet e mëparshme“ tha Walter Rothensteiner, Drejtor ekzekutiv i RZB dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisen International.


"Ne gjithmonë përpiqemi që të plotësojmë nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë, posaqërisht tani në këtë kohë të vështirë. Çmimet e fituara tregojnë se nuk janë vetëm 15 milionë klientë tanë të cilët vlerësojnë përpjekjet tona” shtoi Herbert Stepic, Drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International dhe zëvendës kryetar i Bordit Menaxhues të RZB. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori