Raiffeisen International ka pranuar sërish vlerësimin si bankë udhëheqëse në rajonin e Evropës Lindore dhe Qëndrore dhe kjo konfirmon performancën shumë të mirë të grupit. Fakti që kemi fituar këtë cmim përkundër krizave globale ekonomike e bënë këtë çmim edhe më të vlefshëm,” tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës së Raiffeisen International.
Revista e njohur financiare "Global Finance" ka ndarë çmimin si "Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore 2009" për Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) si dhe degën e saj Raiffeisen International Bank-Holding AG. Raiffeisen e ka fituar këtë çmim për aktivitetet e tyre bankare në rajon për herën e katërt radhazi – çmimi i gjashtë brenda shtatë viteve.
Përveç çmimeve rajonale, edhe bankat e rrjetit në Kosovë (Raiffeisenbank Kosovo J.S.C ), Bosnë dhe Hercegovinë (Raiffeisen Bank d.d. Bosna i Hercegovina), Serbi (Raiffeisen banka a.d.) dhe Sllovaki (Tatra banka a.s.) kanë marrë çmimet "Banka më e mirë" në tregjet ku veprojnë.
“Besimin që klientët tanë kanë tek ne ka qenë dhe do të jetë dëshmi e suksesit i cili është më i rëndësishëm për neve. Ne jemi krenar që Global Finance e ka njohur edhe njeherë suksesin e grupit tonë trajtimin dhe plotësimin e kërkesave të më shume së 15 milion klientëve,” tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Zëvendës kryetar i Bordit të RZB-së.
Vazhdimi i suksesit, madje edhe ne kohëra sfiduese
Në Kosovë, Raiffeisen International operon me 50 degë të saja dhe e cila ne fund të vitit 2009 ka pasur një bilanc të gjendjes prej 672 milion euro, duke bërë atë banka e dytë më e madhe në Kosovë. Gjatë vitit 2009, numri i klientëvek a vazhduar që të shënojë rritje. Banka gjithashtu me sukses e mbrojti pozicionin e saj udhëheqës në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Edhe bankat e rrjetit të Raiffeisen International në Bosnë dhe Hercegovinë dhe Serbi kanë marrë çmimet nga Global Finance si “Banka më e mire” për herën e shtatë radhazi, përderisa Tatra banka në Sllovaki ka marrë këtë çmim për herën e nëntë në historinë e bankës.
Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) është institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupit bankar më të madh në vend. RZB i konsideron vendet e Evropës Qëndore dhe Lindore si treg të saj. RZB është banka e vetme austriake me një rrjet global të njësive afariste të cilat arrijnë të gjitha qendrat e rëndësishme financiare në mbarë globin. Këtu përfshihet edhe kontinenti i Azisë ku RZB është prezent me degët dhe zyrat e saj përfaqësuese.
Përmes degës së saj Raiffeisen International Bank-Holding AG, RZB operon njërin nga rrjetet më të mëdha bankare në Evropën Qëndrore dhe Lindore, i cili i mbulon 17 tregje në rajon përmes degëve bankare, kompanive lizing si dhe njësi të tjera që ofrojnë shërbime financiare. Më shumë se 56,500 punonjës të këtij rrjeti iu ofrojnë shërbime 15.1 milionë klientëve përmes 3,000 degëve afariste. /telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur