LAJMI I FUNDIT:

Rusia ndalon eksportin e drithërave

Rusia ndalon eksportin e drithërave

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka propozuar ndalimin e përkohshëm të eksportit të grurit për shkak të parashikimeve për të mbjella të dobëta gjatë këtij viti. Ndërprerja e eksporteve do të hyjë në fuqi më 15 gusht.

Si pasojë e temperaturave të larta Rusia është përballuar me mungesë reshjesh dhe pret rezultate të dobëta nga të mbjellat.

Organizata Botërore e Bujqësisë parasheh ulje të ndjeshme të grurit dhe drithërave në nivel global, për shkak të kushteve atmosferike. Pas vendimit të Rusisë vlera e grurit në tregjet financiare botërore ka njohur rritje. /agjencitë/telegrafi/