LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka rreth1200 ton në ar

Rusia ka rreth1200 ton në ar

Sipas parashikimit të ekspertëve, qeveria ruse mund të vendosë të përdorë rezervat e saj në ar, për të parandaluar rënien e Rublës.

Analistët presin që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ta kthejë vendin në një lloj “Gold Standart”, në mënyrë që të vejë disi në lëvizje ekonominë. Faktikisht, ka qenë gjithmonë dhe është ende në dorë të Rusisë të vendosë një standart të tillë.

Nuk ka aspak dyshime se vende si Rusia dhe Kina janë duke grumbulluar rezerva të mjaftueshme në ar, dhe sinjalet e deri më tani tregojnë se ato do ta përdorin metalin e çmuar për të zëvendësuar dollarin amerikan për shkëmbimet tregtare jashtë kufijve të tyre. Ajo që mbetet e dyshimtë është fakti se nëse Rusia do të vendosë ta përdorë një armë të tillë ose jo.


Disa prej analistëve janë të mendimit se Banka Qëndrore e Rusisë ka mungesë guximi dhe se diçka e tillë mund të ndikojë në mos realizimin e kësaj politike. Është në interesin e Rusisë që ta shkëpusë veten nga varësia ndaj monedhave të huaja të fuqishme dhe ta bazojë ekonominë e saj në ar.

Ekspertët shprehen gjithashtu se nga një rikthim i mundshëm në shkëmbimet me ar, çdo vend tashmë në borxhe dhe me njëfarë mirëqënie në shoqëri, do të kërcënohej seriozisht.

Me një lëvizje të tillë Rusia do të kishte në dorë një armë shkatërrimi financiar në masë. Deri më datën 1 dhjetor të vitit aktual Rusia zotëronte 1193 ton rezerva në ar, ose rreth 18 ton më shumë se një muaj më parë. /Telegrafi/