LAJMI I FUNDIT:

Rusët u lavdëruan me sistemin e radarit që e futën në përdorim në Ukrainë, Kievi publikon pamjet kur e hedhin në erë

Rusët u lavdëruan me sistemin e radarit që e futën në përdorim në Ukrainë, Kievi publikon pamjet kur e hedhin në erë

Luftëtarët ukrainas të njësive për operacione speciale së bashku me Brigadën 140, kanë përdorur sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS për të kryer një sulm ndaj sistemit të radarit rus Yastreb-AV.

“Gjatë vëzhgimit të vijës së frontit në jug, ekipi i fluturakeve pa pilot zbuluan sistemin 1K148 Yastreb-AV. Pjesëtarët e njësive për operacione speciale së bashku me Brigadën 140 të mekanizuar kanë kryer sulmin me HIMARS. Si pasojë e këtij sulmi është shkatërruar sistemi Yastreb-AV”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ushtria ukrainase publikoi në rrjetet sociale momentin e goditjes. Ata shtuan se Yastreb-AV konsiderohet sistemi më i avancuar rus i radarit që përdoret për vëzhgim të pozicioneve sulmuese të artilerisë.


Duke menduar se po gjuajnë ukrainasit, ushtarët e Putinit bombardojnë me aeroplan luftarak fshatin rus
Lexo po ashtu Duke menduar se po gjuajnë ukrainasit, ushtarët e Putinit bombardojnë me aeroplan luftarak fshatin rus

“Me ndihmën e këtij radari mund të përcjell rrugëtimin e raketave të armikut dhe të llogarit koordinatat e saktë të pozicionit të artilerisë. Këto të dhëna i dërgohen artilerisë për t’i goditur”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Në ditën e dytë të janarit, ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se sistemi Yastreb-AV është futur në përdorim në njësitë artilerike dhe se është vendosur në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Amerika
Kalo në kategori