Gjatë një sulmi ajror ushtarët e Vladimir Putinit duke menduar se po gjuajnë Ukrainasit, kanë bombarduar fshatin Petropavlovka në rajonin rus Voronezh.

Duke tentuar të arsyetojnë veprimin e tyre me kinse një gabim, ministria e ruse e Mbrojtjes, ka thënë se nga lëshimi i bombave nuk ka patur viktima, por disa video amatore e tregojnë  të kundërtën - sandale të mbushura me gjak, ndërtesa dhe shtëpi të shkatërruara, transmeton Telegrafi.


“Lëshimi i bombave nga aeroplani ndodhi më 2 janar rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa aeroplani i Forcave Ajrore ruse po fluturonte mbi fshatin Petropavlovka në rajonin Voronezh. Nuk pati viktima”, u tha në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse bënë gabime të tilla amatoreske nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku janë raportuar shumë rase të ngjashme.

https://twitter.com/armedmemesua/status/1742133474369163727?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1742133474369163727%7Ctwgr%5Ebaa32799393af2f96f4315d96b79445801710c52%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4329668%2Frusi-greskom-bombardovali-svoje-selo-video

Në maj të vitit të kaluar, artileria ruse kishte goditur pozicionet e veta duke menduar se po gjuajnë ukrainasit që i kishin qindra metra larg. /Telegrafi/