LAJMI I FUNDIT:

Rusët luajnë shah të zhytur në ujin e akullt

Rusët luajnë shah të zhytur në ujin e akullt

Notarët rusë kanë gjetur një mënyrë të re për të rënë në sy, duke sfiduar temperaturat e acarta, duke luajtur shah në ujin e akullt.

Në liqenin rus në malet Urale, notarët u zhytën në ujin e akullt, në temperaturat -5 gradë celsius, për të luajtur shah, për të testuar aftësitë e tyre mendore dhe fizike njëkohësisht.

“Përfitimet e kësaj që po bëjmë ne është se ti vë në punë stimën tënde fizike dhe mendore, për të parë sesi trupi yt përgatitet për të kaluar të gjitha pengesat që jeta të nxjerr përpara” tha notari dimëror Denis.


“Loja në ujin e akullt të ndihmon të përqendrohesh. Dikush mendon për taktikat që përdor për të qëndruar në ujë sa më gjatë të jetë e mundur, ky është benefit i madh për të luajtur shah. Ose mund ta kalosh këtë barrierë dhe të fitosh, ose mund të mendosh për ujin dhe të ftohtin e të humbasësh vëmendjen në lojë” tha një tjetër notar, Roman.

Shpejtësia është një faktor kyç për suksesin në një lojë shahu zhytur në ujë të ftohtë, thonë lojtarët, pasi temperaturat nën zero të inkurajojnë që lëvizjen e ardhshme, ta bësh brenda sekondave. Secila lojë zgjat të paktën 10 minuta.

Ideja për të realizuar këtë lojë shahu brenda ujit të akullt në fakt nuk është një risi, sic shpjegon lojtari Vasily:

“Kjo ide na erdhi krejt rastësisht. Ne gjetëm disa dosje në arkivë sesi notarët kishin luajtur shah në kohën e bashkimit sovjetik dhe nga ajo kohë na mbeti mendja aty, më pas u dakordësuam, mbështetëm këtë ide dhe vendosëm të luanim”, transmeton kp.

Notarët thanë se shpresojnë që të organizojnë evente të tilla edhe në të ardhmen dhe ato të bëhen më masive.

Në trend Fun

Më shumë
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante

"Kafshët shtëpiake për Trump": Shpërthejnë talljet në mediat sociale pasi ish-presidenti tha në debat se emigrantët po hanë mace dhe qen

Interesante
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Kur s’ta don, s’ta don!

Kur s’ta don, s’ta don!

Një burrë kursen para në një mënyrë të çuditshme

Një burrë kursen para në një mënyrë të çuditshme

Fun
Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fotografitë zbulojnë njoftime shumë qesharake të krijuara për të tërhequr vëmendjen e njerëzve

Fun
Kalo në kategori