LAJMI I FUNDIT:

Ruli, çekëve: Mos rritni çmimin e energjisë më 2009

Ruli, çekëve: Mos rritni çmimin e energjisë më 2009

Gjatë vitit 2009 nuk do të ketë rritje çmimi të energjisë elektrike, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë së lirë që vjen nga HEC-et, që vazhdojnë të jenë pronë publike si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve, që do të mundësojë blerësi i OSSH-së".

Ka deklaruar kështu dje, gjatë një takimi, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, me një delegacion të kompanisë që privatizoi ndërmarrjen e shpërndarjes së energjisë elektrike ‘CEZ’, kryesuar nga Martin Roman, drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie.

"Në kontratën e shitjes janë parashikuar detyrimi i kompanisë për të pakësuar 17% humbjet në periudhë 5-vjeçare, për të rritur arkëtimet 1% çdo vit, që kërkojnë investimin e së paku 200 milionë eurove në sistemin e shpërndarjes", theksoi Ruli. /balkanweb/