LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Vendet e rajonit po i mbështesin bizneset e rrezikuara nga pandemia me linja kreditore

Rukiqi: Vendet e rajonit po i mbështesin bizneset e rrezikuara nga pandemia me linja kreditore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vendet e rajonit janë duke i mbështetur sektorët më të rrezikuar me linja kreditore të cilat e kanë normën vjetore të interesit vetëm 1 për qind.

Rukiqi përmes një postimi ka thënë se turizmi, gastronomia e transporti si sektorët më të rrezikuar janë duke u mbështetur vazhdimisht, ndërsa theksoi se në shumicën e vendeve të rajonit ekonomiaështë hapur në tërësi.


“Për turizmin, gastronominë dhe transportin, pra sektorët më të rrezikuar, si pasojë e pandemisë, vendet e rajonit po aprovojnë masa të reja për likuiditet, përkatësisht linja kreditore, me grejs periudhë, se paku dy vjeçare dhe norme të interesit (vjetore) 1 %. Edhe mos të harrojmë: në shumicën e vendeve të rajonit, ekonomia është hapur në tërësi”, shkruan Rukiqi.

Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë, jo më larg se më 28 maj
Lexo po ashtu Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë, jo më larg se më 28 maj

Ndryshe, Rukiqi ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë, jo më larg se data 28 maj. /Telegrafi/