LAJMI I FUNDIT:

Ruçi: Berisha nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës

Ruçi: Berisha nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës

Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, e ka akuzuar kreun e Qeverisë shqiptare, Sali Berisha, si shkaktar të krizës në vend, duke theksuar se kryeministri nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës politike.

Ruçi u ka thënë gazetarëve se Berisha e ka shpërdoruar kohën e vënë nga opozita për zgjidhjen e krizës- raporton Shekulli.

“Krimi dhe korrupsioni, kapacitetet e dobëta administrative dhe kriza politike e shkaktuar nga Berisha janë arsyet e forta që do të ndikojnë në vendimin e ndërkombëtarëve evropianë për të mos hapur bisedimet për anëtarësimet e vendit në Bashkimin Evropian", është shprehur Ruçi. /Telegrafi/