Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
ishte flokëzezë
nga ato që të shkallojnë fare
e që s’pushtohej lehtë
dhe për besë mbase edhe pata luajtur mendsh
por për çudi disi më priu fati dhe ajo vetë më pushtoi
në shtrat ishte vërtet mbretëreshë kënaqësie
megjithëqë ato punë nuk i bënim sall në shtrat
dhe kur ikte edhe kësaj i thosha si të tjerave
qafën e thefsh e kurrë mos u kthefsh
por rodi i tyre zakonisht kthehet
qoftë te unë qoftë te ndonjë tjetër më i mbrapshtë se unë
bile më shpesh te çorodat se te unë
bukur moti s’e kisha parë
e kur isha në hall
dhe i kisha punët pisk
më binin ndërmend
fjalët e saja dhe qeshja vetmevete
… kur rehatohej thoshte
kurrë nuk do të zbrisja nga kjo maje …
(i pëlqenin do këngë të përçudëta: ‘sytë e kaltër në të zbehtë’
dhe në ‘shenjtëri’, i thosha si mund të durosh këtë hallakamë …
trus! ma kthente …)
i përshpërisja oj shtrigë flokëkuqe rri sa të rrihet
kënaqe shpirtin loçkë e shijoje kënaqësinë sa je aty …
sado që
edhe vetë e dinte se aty s’mund të rrinte
as tërë ditën as tërë natën
shkaku i motit të ligë
shkaku i motit të bukur
shkaku i shkollës
dhe pasi që shijonte kënaqësinë
zbriste nga maja
e më thoshte
o teveqel
kot e ke
kurrë s’ke për të shkuar në parajsë
pse moj shtrigë flokëkuqe (vërtet donte t’i ngjyroste flokët
në të kuqe ngase ishte flokëzezë)
ke bërë shumë mëkate
po çfarë mëkatesh o jogurti im
dëgjo këndej dhe mbaje mend mirë kurrë më
mos gabo të quash jogurt
unë jam ajkë more dështak ma kthente
derisa i binte
një hije trishtimi
e unë e quaja jogurt ngase njëherë ia pata lyer trupin
me jogurt në vend se me mjaltë dhe ia pata lëpirë
atë siç lëpin qeni mutin
… dhe tash së voni kur e takova
e pyeta për atë vakinë e moçme
pse më thoshe kurrë s’do të shkosh në parajsë …
ngase s’më ke martuar more dështak i përbetuar
por si të të martoj moj shtriga ime kur unë
i shkreti s’mund ta mbaj as veten gjallë e lëre më ty …
u ndamë
unë vazhdova rrugës sime të moçme
e ajo
ajo si gjithnjë ktheu diku
te ndonjë çorod.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës