LAJMI I FUNDIT:

Rruga drejt Evropës nuk ka qenë e lehtë

Rruga drejt Evropës nuk ka qenë e lehtë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha të premten në mbrëmje se Shqipëria tashmë është si Evropa, vend pa kufi.

“Evropa nuk është sot një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai, duke shtuar se “vendimi për heqjen e vizave për shqiptarët përbën risinë e vërtetë të këtij kombi, në kontinentin nga i cili dekada dhe shekuj e ndanë, e veçuan pabesitë e mëdha”.

Ai ka vlerësuar se rruga e Shqipërisë drejt Evropës nuk është dhe nuk ka qenë një rrugë e lehtë.

“…Por rruga jonë drejt Evropës është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të vlerave të saj në qytete dhe fshatra, brigjet malet e Shqipërisë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë evropiane, për të cilën ne, jemi të vendosur të ecim të sigurt, të sakrifikojmë dhe ta ndërtojmë atë, gjithnjë e më bukur, gjithnjë e më mirë, ta ndërtojmë atë si shtëpi e të ardhmes sonë të sigurt”, tha kryeministri Berisha. /Telegrafi/