LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e Samsung Galaxy E5 dhe E7

Rrjedhin detajet e Samsung Galaxy E5 dhe E7

Gjatë ditës së djeshme ishte blogu Sammobile që ekskluzivisht i publikoi disa nga karakteristikat e telefonit të ri, Galaxy A7, ndërsa tani ka dhënë detaje të reja për karakteristikat e Galaxy E5 (SM-E500F) dhe Galaxy E7 (SM-E700F), dy nga modelet e reja të telefonave të Samsung, që janë pjesë e serisë E.

Edhe E5 dhe E7 do ta kenë verisonin e fundit të sistemit operativ Android, përkatësisht Android 5.0 Lollipop, ndërsa specifikat e tyre do të jenë të ngjashme me ato të Galaxy A5 dhe A7.

Galaxy E7 do ta sjell ekranin me 5.5-inç në Super AMOLED HD (1280×720), procesorin me 1.2GHz Snapdragon 410, 2GB RAM, kamerën kryesore me 13MP, atë të përparmen me 5MP, 16GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet, si dhe baterinë me 2,950mAh.

Ndërsa, E7 do të jetë më i hollë, përkatësisht me vetëm 7.2 mm, dhe siç u tha, do të sjell edhe Android Lollipop, me ndërfaqen e njëjtë të Lollipop për Galaxy S4, S5, Note 3, dhe Note 4.


Ende nuk dihet nëse dy modelet e reja të telefonave do të vijnë me mbështjellësin e metalit, ndërsa koha kur do të lëshohen këta telefona në treg thuhet se do të jetë fillimi i vitit 2015, përkatësisht muajt e parë të këtij viti. (Telegrafi)