LAJMI I FUNDIT:

Rritje e shitjes së automobilave të rinj në Evropë

Rritje e shitjes së automobilave të rinj në Evropë

Shitja e automobilave të rinj në Evropë vitin e kaluar është rritur për 3,2 për qind, lajmëroi Asociacioni Evropian i Prodhuesve të Automobilave. Shitja e automobilave të rinj në Gjermani është zvogëluar për 29,8 për qind, si pasojë e programit për zëvendësimin e automobilave të vjetër me të rinj.

Ndonëse në Gjermani shitja e automobilave të rinj është zvogëluar dukshëm, sipas të dhënave në Britaninë e Madhe shitja është rritur për 26,4 për qind, në Francë për 18,2 për qind, në Itali për 20,6 për qind dhe Spanjë 47 për qind, rritja kryesisht ka të bëjë me masat stimulative qeveritare.

Asociacioni evropian i prodhuesve të automobilave publikoi se vitin e kaluar në vendet anëtare të BE-së janë shitur një milionë automobila të rinj.

Në Evropën Lindore kryesishy shënohet rënie e shitjes, gjegjësisht 44,5 për qind është ulur shitja në Bullgari, 47,7 për qind në Estoni, 57,9 për qind në Hungari, 40,2 për qind në Letoni, 17,3 për qind në Lituani, 19,2 për qind në Poloni dhe 63 për qind në Rumani, përderisa rritje e shitjes është regjistruar vetëm në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Slloveni.


Kompania me rritje më të madhe të shitjeve të regjistruara gjatë vitit të kaluar është gjiganti francez “Reno” me 30 për qind, përderisa pas saj gjendet “PSA Peugot Citroen” me rritje të shitjes prej 18,4 për qind.

Shitja e automobilave të rinj të kompanisë më të madhe automobilistike në Evropë “Volkswagen” vitin e kaluar është zvogëluar për 1,7 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori