LAJMI I FUNDIT:

Rritje e papunësisë që nuk mbahet mend

Rritje e papunësisë që nuk mbahet mend

Shkalla globale e papunësisë sivjet mund të ngjitet deri në 7,4 për qind, që do të thotë se pa punë në botë do të mbeten 239 milionë persona.

Këtë e treguan vlerësimet e reja të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), sipas të cilave shkalla botërore e papunësisë do të mund të ngjitej midis 6,5 dhe 7,4 për qind, që përputhet me 210 deri 239 milionë persona të papunë në mbarë botën.

Numri i të papunëve në vitin 2009 në botë do të rritet për 39 deri 59 milionë, përballë parashikimet paraprake të ILO-së për rritje prej 24 deri 52 milionë persona.

Kjo është rritje e pa mbajtur mend deri tani e papunësisë, deklaroi drejtori i ILO-së, Huan Somavia në Gjenevë, duke shtuar se një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve janë në rrezik t`i humbasin vendet e punës dhe të hasin në varfëri.


Ai paralajmëroi edhe në mundësinë e trazirave politike, nëse papunësia vazhdon të shënojë rritje dhe theksoi se tregur të punës i nevojiten katër deri pesë vite prej fillimit të krizës, që shkallët e papunësisë të kthehen në nivelin e njëjtë si para krizës.

Sipas ILO-së, papunësia më së shumti do t`i godasë personat e ri, ndërsa parashikon që deri në vitin 2015 doemos duhet të hapen 300 mijë vende të reja të punës, me qëllim që të absorbohet rritja e popullatës së aftë për punë.

Raporti i ILO-së është publikuar para Konferencës ndërkombëtare të Punës që javën e ardhshme mbahet në Gjenevë, e në të cilën pritet të marrin pjesë dhjetëra presidentë të shteteve.