LAJMI I FUNDIT:

Rritja që thellon varfërinë

Rritja që thellon varfërinë

Me tre për qind rritje ekonomike, Kosova as në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale. Janë afër 800 mijë qytetarë që jetojnë në varfëri dhe një rritje kaq e vogël ekonomike nuk pritet që ta ndryshojë gjendjen e tyre, vlerësojnë njohësit e ekonomisë. Ditë më të mirë nuk priten as për njëzetmijë të rinj të gatshëm për tregun e punës çdo vit.

Drejtori ekzekutiv në Institutin GAP, Agron Demi thotë se 3 për qind nuk mund të llogaritet fare si rritje ekonomike.

Ai vlerëson se qeveria ka krijuar një praktikë që rritjen e vogël të ekonomisë e krahason me ato të perëndimit, që kanë stad të lartë të zhvillimit, e që sipas tij, ky është krahasim jo normal.


“Sa do që të vazhdojmë me këtë 3 për qind nuk do të gjenerojmë rritje ekonomike, sepse 3 për qind nuk llogaritet rritje ekonomike për Kosovën. Problemi është që Qeveria e Kosovës gjithmonë e ka krahasuar veten me qeveritë e vendeve të rajonit dhe ato perëndimore, mirëpo te vendet e zhvilluara 3 për qind e mban ekonominë stabile, por te ne nuk janë të mjaftueshme”, thotë Demi. /Tribuna/Telegrafi/