LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në tri vitet e ardhshme parashihet të jetë 4,4 për qind

Rritja ekonomike në tri vitet e ardhshme parashihet të jetë 4,4 për qind

Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës u aprovua Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2016 – 2018.

Sipas tij, ajo vendos kufijtë buxhetor dhe kufijtë e të hyrave për këtë periudhë.

“Është e rëndësisë së veçantë pasi pothuajse plotësisht i akomodon objektivat që i ka kjo Qeveri për 3 vitet e ardhshme të prezantuara në programin qeverisës, që është dorëzuar sot edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës.


Sipas ministrit Avdullah Hoti, rritja ekonomike në vend në bazë të KASH-it parashihet që të jetë më e lartë sesa 2-3 vitet e fundit, pritet që të arrijë diku në 4.4 % mesatarisht për 3 vitet e ardhshme me tendencë që kjo rritet.

Ai bëri të ditur se të hyrat e përgjithshme do të rriten mesatarisht me 20% në krahasim me të hyrat e vitit 2014, ndërkaq shpenzimet do të rriten me 19 % në krahasim me shpenzimet e viti 2014.

“Këta kufij buxhetor i akomodojnë nevojat që ne si Qeveri i kemi dhe mundësojnë realizimin e këtyre projekteve madhore të cilat tash veç i kemi filluar, siç është ndërtimi i kapaciteteve të reja në energjetikë, zhvillimi i resorit turistik të Brezovicës, dhe shumë projekte të tjera në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe disa sektorë tjerë. Politika të veçanta të prezantuara në kuadër të këtij dokumenti janë rritja e vazhdueshme e sektorit të bujqësisë duke i mbështetur me subvencione dhe me grante bujqit dhe fermerët në funksion të zëvendësimit të importit të lartë të produkteve bujqësorë që kemi si vend”, tha Hoti.

Ai bëri të ditur se “Korniza Afatmesme mundëson zbatimin e Kontratës Kolektive sa i përket përvojës së punës dhe sigurimit shëndetësor në plotësi për këtë periudhë kohore dhe gjithashtu mundëson që ne të mbështetim në aspektin buxhetor për aq sa është e nevojshme transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosura të Kosovës, si dhe mundëson vazhdimin e financimit dhe mbështetjes për kategoritë e veçanta siç janë ish të përndjekurit dhe të burgosurit politik, veteranët e luftës dhe kategoritë e tjera”.

“Do të vazhdojmë me zgjerimin e skemës sociale për të mundësuar zbatimin e ligjeve specifike dhe gjithashtu do të vazhdojë mbështetja financiare për rendin dhe sigurinë, reformën në arsim, reformën në shëndetësi dhe në administratën publike. Të gjitha këto reforma dhe programe qeveritare janë të buxhetuara plotësisht në kuadër të KASH-it”, tha Hoti, shtohet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se ministri i Financave bëri të ditur se tek buxhetet komunale, Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë në këtë vit ka zbatuar një formulë detale të shpërndarjes së grantit për arsim nëpër komuna, që merr parasysh specifikën e secilës komunë sa i përket numrit të nxënësve të komunitetit shumicë dhe komunitetit pakicë, numrit të shkollave, stafit teknik duke ndarë buxhet të veçantë edhe për pushimet e lehonisë edhe për sigurimin shëndetësor, por edhe për rritjen e pagave prej 0.5 % duke u bazuar në përvojën e punës.

Gjithashtu është vendosur që në tri vitet e ardhshme grantin për arsim nëpër komuna të rritet edhe me 10 milionë shtesë krahasuar me vitin që po e lamë pas, pra vitin 2015.

“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve e cila u aprovua sot në mbledhjen e Qeverisë në terma të përgjithshme ashtu siç jemi dakorduar edhe me FMN-në në vizitën që kam pasur më herët në Uashington na mundëson që të mbajmë stabilitetin makrofiskal në vend dhe në të njëjtën kohë na mundëson implementimin e projekteve të cilat i përmenda”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ministri Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori