LAJMI I FUNDIT:

Rritja e TVSH-së godet konsumatorët

Rritja e TVSH-së godet konsumatorët

Zyrtarë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), i kanë bërë thirrje Qeverisë së ardhshme të Kosovës, që ta ketë një riorientim të prioriteteve drejtë zhvillimit ekonomik.

Kryetari i OEK-ut Safet Gerxhaliu, tha se ngritja e TVSH-së nga 16 në 19 për qind do të ishte grusht ndaj shportës së konsumatorit. “Arsyet se pse nuk e përkrahim një ide të tillë, është fare e qartë për opinionin, se një rritje prej 19 për qind e tatimit mbi vlerën e shtuar, do të ishte një grusht ndaj shportës së konsumatorit kosovar, e cila dita ditës është më e vogël”, tha Gerxhasliu.

Ndërsa Kryetari i OEAK-ut Lekë Musa theksoi se qeveria e ardhshme duhet të ridizajnojë prioritetet dhe ato të orientohen drejtë zhvillimit ekonomik. “Qeveria e ardhshme duhet të ridizajnojë prioritetet dhe t’i orientohen drejtë zhvillimit ekonomik,e sidomos zhvillimit të sektorit privat”, tha Musa. /Telegrafi/