LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagave për mësimdhënësit, punë e kryer

Rritja e pagave për mësimdhënësit, punë e kryer

Edhe një herë kryeministri Hashim Thaçi siguroi mësimdhënësit se rritja e pagave për prej 50 për qind nga janari i vitit të ardhshëm, është punë e kryer.

Ai gjatë një konferencë për media ka sqaruar se është themeluar komisioni i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë, i cila ka punuar në mënyrë serioze për rritjen e pagave për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

“Është përkushtim i imi si kryeministër i Kosovës se që nga janari i vitit 2011, pagat do të rriten për mësimdhënësit e nivelit fillor dhe të mesëm, prandaj kjo çështje është e kryer për 50 për qind”, ka thënë Thaçi, sipas të cilit, është qëndrim dhe vendim legal, legjitim dhe i drejtë.

“Po ashtu është nevojë dhe kërkesë, ndoshta e vonuar, por unë kam rrit pagat e mësimdhënësve edhe në vitin 2008 kur nuk ka pasur fushatë, edhe në vitin 2009 për të gjithë punëtorët dhe mësimdhënësit universitar dhe natyrisht edhe në këtë vit ka qenë në agjendën e planifikuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.


Pavarësisht se buxheti i Kosovës për vitin 2011 nuk është miratuar fare nga Kuvendi i Kosovës, kryeministri Thaçi tha se siguron “të gjithë mësimdhënësit fillor dhe të mesëm se që nga janari i vitit 2011 do t’i marrin pagat e rritura për 50 për qind”.

Partitë opozitare në vend e kanë cilësuar këtë premten të Thaçit si fushatë parazgjedhore dhe veprim qesharak e të kundërligjshëm pasi sipas tyre, ai nuk ka të drejtë ligjore ta bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori