LAJMI I FUNDIT:

Rritja e Amir Rrahmanit si në nivelin sportiv ashtu edhe në atë financiar – nga 250 euro te Drenica, te 1.8 milion euro te Napoli

Amir Rrahmani ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke depërtuar nga futbolli kosovar në majat e futbollit evropian.

Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa mbrojtësi prishtinas do të fitojë 1.8 milion euro në sezon në “San Paolo”.

Mirëpo, a e dini sa e kishte pagën mujore te Drenica? Kureshtjen ua shuan ish-trajneri i tij, Tahir Lushtaku.


“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, deklaroi Lushtaku për Gazetën Olle.

“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit dhe hapat e mëdhenj në karrierë.

“Ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe jam shumë i lumtur që po e bën një karrierë të jashtëzakonshme”, ka thënë Lushtaku.

Rrahmani ishte pjesë e Drenicës për një vit e gjysmë.  Ai më pas u transferua te Partizani, për të vazhduar te RNK Split, Dinamo Zagreb, Verona e tani Napoli.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori