LAJMI I FUNDIT:

Rritet tregtia me Kinën

Rritet tregtia me Kinën

Eksportet e Kosovës në Kinë sivjet janë rritur 167 herë krahasuar me vitin 2013. Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës shihet së gjatë vitit 2014 kompanitë kosovare kanë eksportuar në Kinë produkte me vlerë prej 38 milionë eurosh e derisa gjatë vitit 2013 eksportet vjetore të Kosovës në këtë shtet ishin rreth 224 mijë euro.

Gjatë vitit që tashmë po e lëmë pas shihet qartë se ka rritje të eksporteve edhe në shtete të tjera më të largëta që në vitet paraprake në to shteti jonë nuk ka eksportuar asnjë euro.

Para Kinës, e cila renditet në vendin e dytë për nga vëllimi i eksporteve, qëndron Italia, ku në këtë shtet eksportet kosovare janë më shumë se 45 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/