LAJMI I FUNDIT:

Rritet papunësia në Spanjë për shkak të krizës

Rritet papunësia në Spanjë për shkak të krizës

Në fund të janarit të papunët ishin 4.231 milionë në Spanjë, një shifër në rritje me 3.19 për qind, në krahasim me muajin e shkuar, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punës së Madridit.

Duke iu referuar institutit të statistikave, në fund të dhjetorit niveli i papunësisë ishte 20,38 për qind, më i larti që nga viti 1997. Sekretari i shtetit për Punën, Mari Luz Rodriguez, tha se të dhënat e publikuara janë jo të mira.

Sipas Ministrisë së Punës, numri i të papunëve është rritur në janar me 4.51 për qind në krahasim me janarit e vitit të kaluar. /Telegrafi/