LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i udhëtarëve për 6 përqind

Rritet numri i udhëtarëve për 6 përqind

Në muajin Janar 2009, nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë kaluar 82.511 udhëtarë , apo 6 përqind më shumë se në Janarin e vitit 2008, kur kishte 77.824 udhëtarë. Shprehur në numra, janë 4687 udhëtarë më shumë se vitin e kaluar.

Ndërsa numri i fluturimeve gjatë muajit Janar 2009, është rritur për 9.80 përqind krahasuar me Janarin e vitit 2008.Gjatë këtij muaji, aeroporti ka procesuar 392 fluturime kundrejt 357 fluturimeve, të precesuara një vit më parë .

“ Megjithëse është ende herët të thuhet se ne si vend dhe si kompani nuk do të prekemi nga kriza financiare botërore, statistikat e muajit janar për numrin e udhëtarëve janë shumë inkurajuese për ne. Duhet të kemi parasysh se mbi 90 përqind e udhëtarëve që kalojnë nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet perëndimore , vende të cilat janë në kulmin e krizës financiare”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së,z. Agron Mustafa.

Poashtu, kjo rritje e numrit të udhëtarëve sipas tij, obligon edhe më shumë menaxhmentin e kompanisë që të marrë masa shtesë në përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve përmes investimeve dhe gatishmërisë së stafit për të ju shërbyer atyre, investime të cilat veç kanë filluar.


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjatë vitit të kaluar procesoi numrin më të madh të udhëtarëve në historinë e tij, 1milion e 137 mijë udhëtarë komercial dhe rreth 100 mijë ushtarakë./telegrafi/