LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të ardhurve në portin e Durrësit

Rritet numri i të ardhurve në portin e Durrësit

Rreth 6200 udhëtarë me 1600 automjete gjithsej kanë mbërritur në portin e Durrësit vetëm në katër ditët e para të muajit korrik. Shumë prej të ardhurve janë shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë bashkëkombas nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë përfituar nga fillimi i pushimeve në vendet e Evropës Perëndimore ku jetojnë dhe punojnë për t'iu drejtuar vendlindjes.

Sipas burimeve nga drejtoria rajonale e policisë kufitare dhe migracionit bëhet e ditur se numri i udhëtarëve ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë. Sipas tyre, vetëm sot në sheshin e trageteve janë ankoruar 6 tragete me 2470 udhëtarë dhe 600 automjete gjithsej, ndërsa pritet që nesër numri i tyre të jetë më i lartë.

Në dalje të sheshit të trageteve funksionojnë 24 pika të kontrollit kufitar për udhëtarët dhe automjetet dhe deri tani përpunimi i tyre është bërë në një kohë shumë të shkurtër. Aktualisht sheshi i trageteve ka një hapësirë të përgjysmuar për shkak të punimeve që po realizohen për terminalin e ri të udhëtarëve, i cili do të jetë gati në prill të vitit 2010.

Që nga fillimi i këtij viti tragetet e linjave detare me Barin, Ankonën dhe Triesten janë shfrytëzuar nga 110 240 udhëtarë me 4 391 automjete në hyrje dhe 137 091 udhëtarë me 3 322 automjete në dalje nga Durrësi drejt porteve të Italisë. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje prej 7713 udhëtarësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori