LAJMI I FUNDIT:

Rritet norma bazë e interesit në Kinë

Rritet norma bazë e interesit në Kinë

Banka Qendrore e Kinës ka rritur sërish normën bazë të interesit, për të tretën herë brenda katër muajve të fundit, në atë që përbën një përpjekje për të frenuar inflacionin e lartë në vend.

Banka e Republikës Popullore të Kinës bëri të ditur se do të rrisë interesin e kredive 1-vjeçare në 6.06 për qind nga 5.81 për qind, ndërsa interesi i depozitave 1-vjeçare rritet në 3.0 për qind, nga 2.75 për qind që ishte deri në këtë moment.

Në tetor, u rritën për herë të parë në tre vjet normat e interesit, pas presionit të madh që vendosi mbi ekonominë rritja e shpejtë e çmimeve.

Inflacioni në vitin 2010 ishte në total 3.3 për qind, vetëm pak mbi normën zyrtare të 3 për qind, por ai preku kuotën më të lartë në 28-muaj në nëntor, duke shkuar në 5.1 për qind, përpara se të ulej paksa në dhjetor në 4.6 për qind. Objektivi i inflacionit për vitin 2011 është prej 4 për qind. /Telegrafi/