LAJMI I FUNDIT:

Rritet fluksi i udhëtarëve në Kapshticë

Rritet fluksi i udhëtarëve në Kapshticë

Gjatë fundjavës vetëm nga Greqia për në Shqipëri, kanë hyrë më shumë se 3600 udhëtarë, kryesisht emigrantë që vijnë me vetura. Në Doganën e Kapshticës janë regjistruar duke hyrë rreth 1200 automjete.

Burime të policisë kufitare në Kapshticë thanë se hyrja e më shumë se 3600 emigrantëve gjatë ditës së diel ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurve nga Greqia për pushimet e verës dhe një fluks të udhëtarëve.

Për të përballuar në kohë sa më të shkurtër fluksin dhe shmangur radhët e gjata të njerëzve e automjeteve, në Doganën e Kapshticës ditën e diel është punuar me 6 sportele në hyrje.

Gjatë muajit korrik, nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë hyrë afro 1500 persona çdo ditë, një numër ky lehtësisht i përballueshëm nga policia kufitare për të mos krijuar probleme në qarkullimin e tyre.


Sipas autoriteteve të policisë kufitare në këtë doganë, numri i emigrantëve pritet të vijë në rritje gjatë muajit gusht. /tch/telegrafi/