LAJMI I FUNDIT:

Rriten për 3 për qind çmimet e konsumit

Rriten për 3 për qind çmimet e konsumit

Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) tregon për një ngritje të indeksit të çmimeve të përgjithshme të konsumit prej 3 për qind në muajin gushtë të vitit 2010, krahasuar me muajin korrik të vitit 2010. Shkas për këtë ngritje të përgjithshme, është rritja e çmimit të bukës dhe miellit që ka shënuar një rritje prej 22.5 për qind.

Ibish Asllani shef i divizionit të statistikave të çmimeve në ESK, tha se këto të dhëna bazohen në mbledhjen e më shumë se 370 artikujve në të gjithë Kosovën. Ai tregoi se buka është shtrenjtuar nga 27 cent në 36 cent.
Ndërsa ngritjen dhe rënien e çmimeve dhe ndikimit të tyre në indeksin e tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë për muajin gusht ka pasur disa lëvizje sipas statistikave të ESK-së. Buka dhe drithërat kanë shënuar ngritje prej 22,5 për qind me një ndikim prej 2.3 për qind. Vajrat dhe yndyrat 12.1 për qind me një ndikim prej 0.3 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët kanë shënuar ngritje prej 1.9 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind. Sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat kanë shënuar ngritje prej 2.6 për qind me një ndikim prej 0.1 për qind. Edhe duhani ka shënuar ngritje të çmimit prej 1.8 për qind, drutë e zjarrit 4.0 për qind dhe disa grupe produktesh tjera kanë shënuar një rritje të përgjithshme prej 0.2 për qind.

Rënie të çmimeve pati te perimet me – 0.3 për qind dhe te veshmbathjet kishte një rënie prej 0.2 për qind.


Shkalla e inflacionit e matur në muajin gusht 2010 me muajin gusht 2009 ishte 5.9 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Kalo në kategori