LAJMI I FUNDIT:

Rriten borxhet e amerikanëve në kushtet e krizës

Rriten borxhet e amerikanëve në kushtet e krizës

Të dhëna të reja tregojnë se konsumatorët amerikanë po zhyten më shumë në borxhe, dhe mezi arrijnë të paguajnë faturat e tyre.

Raporti i sotëm nga një grup tregtar i industrisë bankare thotë se amerikanët kanë mbetur pas në pagesat e kredive të shtëpive dhe kartave të kreditit me një shpejtësi rekord gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Shoqata e Amerikane e Bankierëve thotë se sasia e parave borxh në kartat e papaguara të kreditit u rrit në një nivel rekord.

Krye-ekonomisti i këtij grupi fajësoi valën e humbjeve të vendeve të punës dhe tha se konsumatorët do të vazhdojnë të kenë probleme me pagesën e borxheve deri sa kompanitë të fillojnë të marrin njerëz përsëri në punë.


Ndërkohë, një këshilltar ekonomik i presidentit amerikan Barack Obama thotë se vendi ka nevojë për një paketë tjetër stimujsh për të nxitur ekonominë.

Profesoresha e Universitetit Berkeley të Californisë, Laura Tyson, tha para një audience në Singapor sot se beson që paketa stimuluese e administratës prej 787 miliard dollarësh ishte tepër e vogël dhe se më shumë para duhet të investohen në infrastrukturë. /voa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori