LAJMI I FUNDIT:

Rreth- rrotullimi në Prishtinë do të përfundojë në 2011

Rreth- rrotullimi në Prishtinë do të përfundojë në 2011

“Ne vizituam një projekt tepër të rëndësishëm, rreth-rrotullimin e madh të kryeqendrës së Kosovës, që unë e kam quajtur simbol i Kosovës së re simbol i ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë. Pas realizimit të këtij projekti që për herë të parë ndërtohet në vendin tonë, ne do të ndihemi mirë dhe krenar” tha ministri i MTPT-së Fatmir Limaj pas vizitës së tij që i bëri punimeve të cilat janë duke vazhduar në ndërtimit të rreth-rrotullimit në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Ndërtimin e këtij rreth-rrotullimi, ministri Limaj e ka quajtur projekt gjigant, pasi që pas realizimit të këtij projekti, do të bëhet e mundur që përmes tij brenda 24 orëve, do të kenë mundësi të kalojnë 120 mijë automjete.

“Dinamika e punimeve për rreth-rrotullimin, do të zgjasë një vit e gjysmë pune apo ky projekt do të jetë i përfunduar në vitin 2011”.

Gjatë ditës së sotme, ministri Limaj, gjithashtu i vizitoi edhe punimet për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës M2, përkatësisht Prishtinë-Mitrovicë.


Me këtë rast ministri Limaj ka theksuar se punimet të standardeve evropiane janë duke vazhduar edhe në ndërtimin dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, apo rruga M2 si e quajmë ne e cila do të ndërlidhë këtë pjesë me qytetin, si dhe do të krijoj siguri për qytetarët.

“Përveç ndërtimit të rrugës, saj në këtë pjesë janë duke u ndërtuar edhe disa nënkalime për banorët të cilët kanë qenë të izoluar. Në kuadër të këtyre punimeve janë duke vazhduar instalimet nëntokësore: interneti, lidhjet telefonike, ato të rrymës”.

Limaj po ashtu premtoj se punimet në segmentin Prishtinë-Shabaj, do të përfundojnë me një gusht të këtij viti, ndërkohë që punimet pritet të vazhdojnë po këtë vit deri në Milloshevë për të vazhduar më vonë në drejtim të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori