LAJMI I FUNDIT:

Rreth gjysma e fluturimeve në Evropën sot mund të nisin

Rreth gjysma e fluturimeve në Evropën sot mund të nisin

Ministrat e BE-së të transportit do të zhvillojnë bisedime të jashtëzakonshme në një video konferencë, për lehtësimin e krizës së trafikut ajror të shkaktuar nga hiri vullkanik në qiejt e Evropës. Më shumë se 6.8 milionë pasagjerë janë prekur deri tani, në kohën kur kriza po hyn në ditën e pestë.

Sipas BBC, humbjet ditore për aviokompanitë janë 200 milionë dollarë në ditë.
Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit ajror (IATA) ka kritikuar reagimin e qeverive evropiane.

Hapësira ajrore vazhdon të jetë e mbyllur apo pjesërisht e mbyllur, në më shumë se 20 vende.

Deri tani 63 000 fluturime janë anuluar në katër ditë që nga fillimi i krizës.


Shpresat për kthimin e trafikut normal ajror vazhdon të jenë të paqarta.
Ministri spanjoll për Evropë, Diego Lopez Garrido, ka deklaruar të dielën se gati gjysma e fluturimeve në gjithë Evropën mund të operojnë të hënën.
Autoritetet evropiane që po merren me menaxhimin e situatës kaotike në qarkullimin ajror, situatë kjo e krijuar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njoftuan se ditën e hënë gjysma e aeroporteve do të jetë operative.

“Nesër gjysma e fluturimeve do të jetë operative, pasi reja e hirit vullkanik po lëviz drejt veri-lindjes”, u shpreh të dielën nënsekretari i punëve evropiane në BE, Diego Lopez Garrido.

Vendimi është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme ajrore, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhëresës katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Evropën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga ora 14:00 e së dielës është hapur sërish për të gjitha destinacionet ajrore që vinë në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të këtij aeroporti, Altin Ahmeti, rreziku për mbylljen e sërishme të aeroportit mund të përsëritet ditën e martë dhe të mërkurë.
Ai bën të ditur se hiri vullkanik, sipas qendrës meteorologjike në Francë dhe Britani të Madhe, ka devijuar nga erërat dhe nuk është futur në Kosovë, ashtu siç pritej.

Vetëm gjatë ditës së shtunë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u anuluan mbi 40 fluturime që kishin si destinacion vendet evropiane. /koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori