LAJMI I FUNDIT:

Rreth 17 milionë gjermanë bëjnë rrugë jo të shkurtër për të shkuar në punë

Rreth 17 milionë gjermanë bëjnë rrugë jo të shkurtër për të shkuar në punë

Çdo mëngjes, shumë gjermanë, rreth 8.5 milionë, bëjnë rrugë edhe më të gjatë se një orë. Ndërkaq, rreth gjashtë milionë të tjerë mbulojnë një distancë prej më shumë se 25 kilometrash.

Megjithatë, një figurë e rëndësishme tregon shkallën e “udhëtarëve” të Republikës së Gjermanisë: Më shumë se gjysma, rreth 60 për qind, e lënë çdo mëngjes vendbanimin e tyre kryesor për të shkuar në punë.

Kështu, më shumë se 17 milionë njerëz, disa me makinë, të tjerët me tren, shpenzojnë orë të tëra rrugë për të arritur në vendin e tyre të punës, transmeton Telegrafi.


Dhe sipas medieve gjermane, arsyet janë të shumta.

Njëra prej tyre është thjesht për faktin se punëdhënësit e mëdhenj janë kryesisht të përqendruar në zonat urbane.

Një tjetër është se shumë gjermanë, më shumë përparësi i japin të jetuarit në fshat se në zonat urbane.

Por ka edhe arsye të prekshme ekonomike: në zonat urbane ka më pak zgjedhje për banim, andaj edhe çmimi i qirasë është më i shtrenjtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori