LAJMI I FUNDIT:

Rreth 15 milionë amerikanë të papunë

Rreth 15 milionë amerikanë të papunë

Javën e kaluar një numër më i madh punonjësish amerikanë kërkuan asistencë për papunësinë, duke i dhënë fund një prirjeje të kohëve të fundit, kur një numër më i vogël personash po kërkonin ndihmë financiare.

Qeveria amerikane tha se 436 mijë punonjës të tjerë bënë kërkesa të reja për kompensimet e papunësisë, pra 26 mijë më tepër se sa javën e kaluar. Kjo është një shenjë se punëdhënësit po vazhdojnë të pushojnë nga puna njerëz të tjerë dhe se ende nuk po krijohen vende pune të mjaftueshme.

Megjithatë, numri i personave që kanë kërkuar asistencë papunësie ra mesatarisht gjatë 4 javëve të fundit mesatare në 431 mijë persona. Ekonomia amerikane krijoi 151 mijë vende të reja pune në tetor dhe ekspertë të papunësisë mendojnë se numri i të papunëve në nëntor mund të jetë pak më i vogël.

Megjithatë, nuk pritet që numri i të papunëve në SHBA të pakësohet ndjeshëm. Aktualisht, afërsisht 1 në 10 punonjës amerikanë janë pa punë.


Analistët thonë se presin që raporti mujor i papunësisë të tregojë se ritmi i papunësisë në vend ka qenë për të katërtin muaj rresht 9.6 për qind. Rreth 15 milionë amerikanë janë të papunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori