Komisioni i Pavarur për Mediat, në mbledhjen e mbajtur të hënën më 16 dhjetor ka miratuar Rregulloren për obligimet e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.
Kjo Rregullore synon implementimin e Kapitullit VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve”, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, që përcakton obligimet e medieve ndaj subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.
Përmes dispozitave të kësaj Rregulloreje, mes tjerash përcaktohet edhe qasja e drejtë dhe e paanshme nga mediet gjatë fushatës së zgjedhjeve.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti në “Përballje Podcast” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka treguar risitë që përmbanë kjo Rregullore.

Mehmeti u shpreh se kjo është Rregullore e re, e cila ka filluar të hartohet të diskutohet prej muajit shtator dhe përfundimisht dje është miratuar në Komision e Pavarur për Media.
“Kjo rregullore synon që të vë njëfarë barazie në qasjen e partive politike në transmetuesit televizivë dhe në radio, një lloj trajtimi të barabartë të subjekteve politike, pavarësisht peshës politike që kanë sepse kështu e kërkon edhe ligji dhe duke marrë parasysh edhe një obligim shtesë që na jep ligji neve si KPM që na ka lënë në kompetencën tonë e që është kufizimi i hapësirës reklamuese që mund t’i shitet secilit subjekt politik”, ka thënë Mehmeti.
Kryetari i KPM-së, tutje ka shtuar se është dashur që të diskutojmë, të dialogojmë me industrinë, me ata të cilët preken prej kësaj, në kuptimin që të gjejmë një formojë sa më të përshtatshme për të gjithë palët, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe obligimet ligjore.
View this post on Instagram
“Risi të cilat i sjell kjo rregullore është që nga 24 orëshi i programit që kanë televizionet dhe radiot, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pra gjatë 30 ditëve në këtë 24 orësh duhet ta ndajë në dy pjesë në 12 orë, të cilat i kanë në dispozicion për të mbuluar aktivitetet e fushatës dhe nga ato 12 orë, që fillojnë nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 24:00, aty mund mediat të pasqyrojnë aktivitetet që ndërlidhen me fushatën”, ka deklaruar Mehmeti.
Sipas tij risia e dytë është që nga ky 12 orësh kërkohet që mediat të kenë një limit të asaj se sa mund t’u shiten direkt partive politike.
“Limiti është në gjashtë orë, në mënyrë që nga 12 orëshi, vetëm gjashtë orë të jenë në dispozicion për t’u shitur, përderisa pjesa tjetër duhet të mbulohet nga vetë mediat me debate, me intervista, me program tjetër që i përket fushatës zgjedhore por që jo detyrimisht është kohë e paguar në të cilën partia politike propagandon programin e vet politik. Risia e tretë është se nga kjo orë në dispozicion, mediat kërkohen që t’ua vënë në mënyrë të barabartë ofertën të gjitha subjekteve të certifikuara politike”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se duke pasë parasysh se jo të gjitha subjektet politike mund të jenë të interesuar për të blerë kohën e në një medium të caktuara “atëherë kemi vënë edhe një limit se sa mund t’i shitet një partie politike dhe ky limit është 90 minuta në ditë apo një orë e gjysmë, maksimumi është që një medium mund t’ua shes si hapësi reklamuese një subjekti politik që marrë në përgjithësi nga 30 ditët e fushatës, nëse një parti politike është e interesuar të blejë vetëm tek një medium i caktuar, i bie rreth 45 orë në dispozicion për një parti politike në një medium të caktuar”,
Mehmeti theksoi se me këtë kanë dashur që të parandalojnë çfarëdo monopoli të një partie politike në hapësirën reklamuese në një televizion të caktuar.
“Duke pasë këtë kufizim, po presim që partitë politike të shpërndajnë paranë të cilën e marrin nga KQZ-ja në disa televizione, disa media në kuptimin që të blejnë hapësirë reklamuese në disa prej tyre dhe kësisoj të bëhet një lloj shpërndarje e hapësirës reklamuese nëpër to”, u shpreh kryetari i KPM-së.
Çështje tjera që parashihen përmes kësaj Rregulloreje janë edhe parandalimi i konfliktit të interesit, monitorimi i ditarëve nga KPM, monitorimi i zbatimit të Rregullores, trajtimi i ankesave nga ana e KPM-së, si dhe publikimi i raportit përfundimtar nga KPM.
“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët