LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi emocionues i Tottit për Romën: Shpesh ndalem para hyrjes dhe qaj, kur kujtoj se pas 30 vitesh nuk mund të hyj brenda

Rrëfimi emocionues i Tottit për Romën: Shpesh ndalem para hyrjes dhe qaj, kur kujtoj se pas 30 vitesh nuk mund të hyj brenda
Francesco Totti (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Ikona e Romës, Francesco Totti, ka pranuar se nuk do të shkelë më në fushën stërvitore të Giallorossëve derisa Jim Pallotta është president i klubit.

Ish-sulmuesi legjendar ishte shtyrë drejt pensionit kur klubi refuzoi t’i ofronte kontratë të re, diçka që akoma edhe sot po i dhemb.

“Nuk doja ta ndërpres lojën. Isha në formë të mirë fizike, pse duhej ta bëja? Nuk kërkoja të luaja vazhdimisht apo ta detyroja dikë që të më fuste në lojë”, ka thënë Totti gjatë një bashkëbisedimi me Luca Tonin në Instagram Live.


“Nuk doja ta rrënoja kohën time te Roma, prandaj ishte më mirë që të pensionohesha sesa të shkoja diku tjetër për një vit. Nuk jam budalla, nuk jam 10-vjeçar, por nëse jam në formë të mirë fizike dhe mendore, mund ta shihja në stërvitje se kam akoma për të dhënë dhe isha në nivel me të tjerët…”.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Do të isha i lumtur vetëm duke qenë pjesë e ekipit në zhveshtore, duke i ndihmuar trajnerit në momente të vështira, duke punuar me lojtarët më të rinj për t’ua trashëguar përvojën time. Secilën herë që hyja në fushë nga banka rezervë, stadiumi ndriçohej dhe ajo atmosferë u ndihmonte të gjithëve”.

Balotelli ia kujton Tottit goditjen që kishte marrë nga ai, reagimi epik i legjendës italiane
Lexo po ashtu Balotelli ia kujton Tottit goditjen që kishte marrë nga ai, reagimi epik i legjendës italiane

“Gjithçka ka një fund, e kuptoj, por problemi është se më thoshin se duhej të ishte vendimi im dhe pastaj më shanë në anën tjetër. Isha i hidhëruar, sepse do ta këpusja këmbën për Romën”, ka rrëfyer kampioni i botës.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kur u pensionua, Totti punoi një kohë të shkurtë si drejtor në klub, por u largua me një konferencë të bujshme shtypi, në të cilën i akuzoi presidentin Pallotta, këshilltarin Franco Baldini dhe të tjerët për vendimet e tyre.

“Shikoni, derisa situata është e këtillë, unë nuk do të shkel në Trigoria. Secilën herë që e lë Cristianin (djalin e tij) në stërvitje, qëndroj jashtë derës. Nganjëherë qëndroj në veturë dhe më vjen të qaj kur mendoj se pas 30 vitesh, madje nuk mund të shkel aty”.

“U largova dhe kaq. Akoma kam miq të mirë dhe ata vijnë jashtë derës për të më përshëndetur. Qe sa kohë djali im më fton që të shkoj ta shoh duke luajtur, por unë nuk mund ta bëj. Kjo mund të më vrasë”, ka deklaruar Totti në gjatë bashkëbisedimit me Tonin në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori