LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Bahriut, që një jetë të tërë i shërbeu llapjanët me çaj

Rrëfimi i Bahriut, që një jetë të tërë i shërbeu llapjanët me çaj

Përveç lumit, ajo që e veçon qytetin e Podujevës është edhe kultura e vjetër llapjane për pirjen e çajit. Shumë çajtore qëndrojnë të hapura në këtë qytet, në të cilat debatohet dhe zhvillohet muhabeti si dukur në odat llapjane.

Tradita e çajit i ka mbijetuar edhe risive të kohës duke e mposhtur revolucionin e makiatove. Madje për çudi, pavarësisht evoluimit të kohës enterieri i çajtoreve ka mbetur i njëjtë. Ende futja brenda atyre hapësirave mjegulluese, për shkak të tymit të duhanit, të jep ndjenjën se ora e viteve të paraluftës nuk ka lëvizur fare, sikur të kenë ngecur akrepat në një vend. Dyshemetë në shumicën prej çajtoreve në Llap janë me qeramikë dyngjyrëshe të kamotshme, kurse të gjitha tavolinat njëlloj përmbi kanë mbulesat e bardha të shoqëruara me shpuzore në mes. “Kafexhinjtë”, siç quhen punëtorët në këto lokale, në këto çajtore duken të gjithë njëlloj me sytë e fryrë nga tymi i duhanit e përparësen e bardhë të ngjitur prej beli.


Njëri prej kafexhinjve më të vjetër të qytetit është edhe 62-vjeçari, Bahri Hoti, nga fshati Bradash i Podujevës. Bahriu tërë jetën e tij ka punuar në çajtore, njëherë duke qenë vetëm punëtor e tani edhe si pronar i një çajtoreje mjaft të frekuentuar në Llap.

Përveç që e pinë çajin në familjen e tij qe 40 vjet të gjithë anëtarët merren me këtë zeje. “Na me hoteleri merrem qe 40 vjet, kemi bërë kapak pauza, ashtu edhe baba më punon në kafe të ‘Sabitit’, e kem pas edhe një çajtore poshtë pas lufte. Gati 20 vjet kam punuar në çajtore tjetër derisa e kemi hap tonën këtu”, tregon më tej Hoti.

Kultura e njerëzve, përparësia e të punuarit në çajtore

Duke e krahasuar punën në çajtore me punën në kafe, ai më parë e zgjedh punën në çajtore, kjo sepse, sipas tij, përparësia e të punuarit në çajtore është punimi me njerëz më të kulturuar e më të edukuar.

“Përveç punës unë krijoj edhe miqësi me ata që vijnë për të pirë çaj në lokalin tim, kapak politik, kapak hajgare, ia marrim paret, mos me qëndrua mrrolshëm si dru”, ka rrëfyer ai.

Bahriu, për hatrin që ia ka profesionit të tij, në lokalin e tij ka mbledhur ibrikë çaji, të cilët, sipas tij, kanë një rol të rëndësishëm në cilësinë e çajit.

“Prej profesionit kam marrë edhe shumë gjygyma që i kam koleksionuar, të afërmit e mi m’i kanë sjellë. Ajo që është e rëndësishme në profesionin tonë është edhe zgjedhja e enëve në të cilat e ‘përvëlojmë’ çajin (gjygymat), të cilët janë më të mirë ata sllovenë sepse ata rumunë prishen, këta sllovenë janë më të mirë sesa rumunë”, ka treguar Bahriu.

Soholi: TV nuk kam pasi unë kam shumë punë këtu

Ajo që e veçon këtë çajtore prej të tjerave është edhe rezistenca ndaj rrjeteve sociale, madje në lokalin e Soholit nuk gjendet asnjë televizor. I vetmi mjet, të cilin e mban 62-vjeçari në lokalin e tij, është një radio antike e viteve të ’80-ta. Kur flitet për medie, ai shprehet shumë i prerë në kontekstin e asaj se për çfarë nuk i nevojitet të ketë një televizor brenda lokalit.

“Televizor nuk kam, unë kam shumë punë këtu, nuk ka nevojë me ardhë këtu njerëzit me fol, munden me ardhë me nejt me shokë, i vetmi mjet që kam është radio, që e kam marrë dhuratë nga një mik vite më parë”, ka deklaruar ai.

Ditët veçuese të çajit janë e hëna dhe e marta, sipas Bahriut, ka edhe ditë të mira ku në një tavolinë pihen rreth 20 çaje. “Përpara kur u kanë dynjaja mbarë, para lufte u kanë e shtuna edhe e hana, tash nganjëherë ka të hënën më shumë, nganjëherë të martën, merre me mend e marta është më e mirë sesa e hana, edhe të shtunën ka shumë”, ka treguar Hoti.

Ai duke e kujtuar kohën e pasluftës tregon se gjërat kanë funksionuar më mirë në atë periudhë sesa tani. Edhe pse kushtet kanë qenë më të dobëta, siç tregon ai, dëshira për të punuar dhe atmosfera ka qenë më e mirë se që është tani.

“Tash është enterieri më ndryshe, hapësira në kohën time kur kam punuar ka qenë lokalet 3 me 3 metra, 2 metra e gjysmë, edhe pajisjet janë kanë më të vështira, përpara u ndalke uji tash nuk ndalet uji kurrë, rrallë ndalet një orë, dy orë, kjo është një lehtësirë prej kohës së kaluar”, ka vazhduar të rrëfejë ai.

Makiato i ka ditët e numëruara

Ditët e makiatos, sipas Bahriut, janë të numëruara. Kjo pije në vitet në vijim do të zëvendësohet me çaj, pasi që efektet e këtij të fundit janë të ditura edhe në aspektin shëndetësor. “Ka me ardhë koha, ndoshta për pesë vjet, kanë me i lanë makiatot e kanë me pi çaj se tri makiato në ditë ta prishin gjakun. Vetë një doktor i kishte thanë një shokut tim se kafja ashtu se si ta bon filxhanin ashtu ta bon edhe mushkërinë”, ka thënë Hoti, i cili shprehet i bindur se kësaj pijeje të famshme është duke i ardhur fundi.

“Njerëzit kanë me ik prej kafes. Çaji është shumë i mirë, është shërues, nëse i pini 5-6 çaje në mëngjes dhe pastaj han bukë i pinë edhe 5-6 çaje, ka me të ndihmu edhe me të nxehë”, ka rrëfyer më tutje ai.

Si në çdo çajtore tjetër edhe në këtë ajo që është shqetësuese, sipas Soholit, është konsumimi i duhanit pa të cilin, sipas tij, njerëzit nuk munden të rrinë. “Edhe duhani pihet deri këtu, mos m’i lanë me pi duhan ko me pas punë pak, ma përpara e blejnë një paçet cigare sesa han bukë”, ka thënë ai.

Punonjësi i Komunës së Podujevës, Shefqet Maloku, tregon se është i rregullt në ardhjen e tij në çajtoren e Bahriut. Pas pauzës vendi i parë që e frekuenton është pikërisht kjo hapësirë, ku pija kryesore është çaji.

“Është kafexhiu më i vjetër, babai i tij ka qenë i pari në Llap, unë punoj në Kuvendin Komunal edhe gjithë vij këtu për të pirë çaj. Jam i rregullt, varet pas buke pi çaj, pas orës 9:00 më përpara pija çajin, tani pasi ka ndërruar pauza pas orës 12:00”, ka treguar ai.

Kurse duke e bërë dallimin mes dy qyteteve që konsumojnë çaj më së shumti, Podujevës e Vushtrrisë, Bahriu thotë se edhe pse konsumimi i çajit në dy qytetet është i madh aty ku mbizotëron është Podujeva.

Kurse për fund, arsyeja tjetër që i shtyn qytetarët drejt çajit është edhe çmimi i tij prej 20 centësh, i cili ka mbetur i njëjtë që nga paslufta.

“Ne çmimet i mbajmë njëjtë, pra 20 centë, diku është më pak, por ne s’i kemi ndërruar kurrë, para luftës s’e di qysh u kanë, 20 centë u kanë gjithë, u rrit sheqeri, tani edhe çaji, por nuk ndërrojnë çmimet”, ka thënë përfunduar Hoti. /Zeri/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar 'rëndë' - paralajmëron eksperti

Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar 'rëndë' - paralajmëron eksperti

Interesante
Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Interesante
Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Fun
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Kalo në kategori