LAJMI I FUNDIT:

Kopshti zoologjik pikturon qentë për t’u dukur si panda, ngjall zemërim te vizitorët

Kopshti zoologjik pikturon qentë për t’u dukur si panda, ngjall zemërim te vizitorët

Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me reagime të shumta nga vizitorët e tij pasi i kanë lyer qentë me të bardhë dhe të zezë për t’u dukur si panda.

Veçanërisht, kopshti ka ngjallur zemërim kur edhe reklamoi “qentë panda” vetëm për të rritur numrin e vizitorëve.

Bëhet e ditur se turmat e njerëzve të mbledhur mund t’i shihnin kafshët e pikturuara çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.


Por, pavarësisht ngjashmërisë së jashtëzakonshme me pandat, disa persona vunë re sjellje të çuditshme te kafshët, përcjell Telegrafi.

Ata kuptuan se në fakt ishin duke shikuar qenë në vend të pandave.

Shumë prej tyre kritikuan autoritetet e kopshtit për mashtrimin.

Megjithatë, kopshti zoologjik mbrojti vendimin e tij për të pikturuar qenë, duke këmbëngulur se ngjyra nuk është e dëmshme.

“Nuk ka arinj panda në kopshtin zoologjik dhe ne donim ta bënim këtë si rezultat”, tha një zëdhënës i kopshtit. /Telegrafi/