LAJMI I FUNDIT:

Rrahu të moshuarin dhe i mori paratë, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh

Rrahu të moshuarin dhe i mori paratë, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit njofton se ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se i ka marrë me dhunë një sasi të konsiderueshme parash një të moshuari.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është shtetasi K.J., banues në fshatin Gjerë të Gramshit.

Sipas policisë, i riu ka goditur me grushte dhe sende të forta të moshuarin dhe i ka marrë atij një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.


Njoftimi i Policisë:

I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Poroçan, një shtetasi të moshuar i kishin marrë me dhunë një shumë parash, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Në këtë kuadër, falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori