LAJMI I FUNDIT:

Rossi shkëlqen në fitoren e Italisë

Rossi shkëlqen në fitoren e Italisë

Italia e ka filluar me fitore garën në Kupën e Konfederatave duke i mposhtur SHBA-të me rezultat prej 3-1.

Amerikanët në pjesën më të madhe të ndeshjes luajtën me një lojtar më pak, pasi që në minutën e 33-të u përjashtua Ricardo Clark direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e tij në Gennaro Gattuson.

Megjithatë, përkundër mungesës së një lojtari, SHBA-të kaluan të parët në epërsi me golin e Donovan nga pika e bardhë (41’).

Italianët u kthyen në lojë në pjesën e dytë duke shënuar tre gola dhe duke dalë fitues në këtë përballje.


Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, fillimisht e barazoi rezultatin (58’).

Ndërkohë, mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, kaloi kampionët e botës në epërsi, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Giuseppe Rossi me golin e dytë personal në këtë përballje.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori