LAJMI I FUNDIT:

Rossi kërkon nga Interi ta fitojë derbin

Rossi kërkon nga Interi ta fitojë derbin

Motoçiklisti Valentino Rossi, i njohur si tifoz i flaktë i Interit, ka kërkuar nga skuadra e tij e zemrës që të shënojë fitore përballë Milanit në Derby della Madonnina.

“E përcolla ndeshjen e parë të sezonit të Interit. Ata laujtën mirë dhe nuk mendoj se Mourinho duhet të ndëshkohet pasi që ishte ndeshja e parë e sezonit”.

“Mbrëmjen e të shtunës është një ndeshje e rëndësishme, sepse të gjithë ne interistët kemi parë gjatë verës se jemi pak më të fortë. Nëse Milani e fiton derbin mua do të më vijnë së paku 35 mesazhe”, ka thënë tetëherë kampioni i botës në MotoGP.