LAJMI I FUNDIT:

Rooney dëshiron qendrën e sulmit

Rooney dëshiron qendrën e sulmit

Sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Wayne Rooney, thotë se pozita qendrorë në sulm është pozita ku ai mund të bëjë më shumë për skuadrën sesa në rolin e sulmuesit të majtë.

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, e ka shfrytëzuar Rooneyn në qendër të sulmit, ndërkohë që anglezi ka shënuar 10 gola në 8 ndeshjet e fundit me përfaqësuesen.

“Nuk mendoj se mund ta shpreh veten dhe të kem ndikim në një ndeshje, ashtu siç e bëj kur luaj përpara (në qendër). Në anën e majtë është vështirë duke lëvizur lartë e poshtë gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Rooney për “The Telegraph”.