LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo thyen rekordin e Messit për fotografinë me më shumë pëlqime në Instagram

Ronaldo thyen rekordin e Messit për fotografinë me më shumë pëlqime në Instagram

Cristiano Ronaldo tashmë është sportisti i cila ka rekordin e fotografisë së postuar në Instagram që ka mbledhur më shumë pëlqime.

Rrjetet sociale po luajnë rol të madh në ditët e sotme në jetët e secilit njeri, por në veçanti ka ndikim të veçantë tek sportistët.

Jeta e tyre dhe private dhe profesionale zakonisht pasqyrohet me anë të postimeve të bërë në profilet e tyre private.


Kështu, tifozët janë më afër të preferuarve të tyre dhe nuk hezitojnë t’i pëlqejnë dhe komentojnë postimet e sportistëve.

Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive
Lexo po ashtu Nga Copa America te largimi nga Barcelona dhe transferimi te PSG, Messi mban rekordin e tri fotografive më të pëlqyera sportive

Lionel Messi ishte sportisti i cili deri më tani ka pasur fotografinë më të pëlqyer në rrjetet sociale me 22 milionë pëlqime.

Kjo fotografi ishte nga prezantimi i tij te Paris Saint-Germain, ndërsa pas tyre vinin dy fotografi tjera, nga triumfi i Copa America dhe largimi i Barcelonës që gjithashtu kishin mbi 20 milionë pëlqime.

Megjithatë, ky rekord tashmë është thyer dhe tani mbahet nga rivali i tij më i madh, sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Georgina Rodriguez është shtatzënë, ajo dhe Ronaldo po presin binjakë
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez është shtatzënë, ajo dhe Ronaldo po presin binjakë

Ronaldo lajmëroi gjatë të enjtes shtatzëninë e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez, e cila po pret binjakë dhe fotografia e postuar ka thyer çdo rekord pëlqimesh nga një sportist.

Kjo fotografi e Ronaldos së bashku me Georginë dhe imazhet e ultrazërit është pëlqyer nga plot 26 milionë njerëz duke u bërë rekord i ri në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori